Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë gjobitur klubet e elitës, si Elbasani dhe Flamurtari. Ndëshkimet e tjera, i përkasin divizioneve më të ulëta. TË GJITHA VENDIMET:  AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar akte dhune dhe duke shkaktuar mungesë të rregullit dhe disiplinës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Flamurtari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera...