Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Brugge “kockë e fortë” për Barcelonën, në Champions ia dalin City e Inter
Emocione dhe befasi në Champions. Barcelona barazon 3-3 ndaj Clube Brugge, në ndeshjen që u mbajt në Belgjikë. Manchester City triumfoi 4-1 ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Dortmund. Inter fiton 2-1 ndaj kazakëve debutues të Kairat Almaty. Në ndeshjet e tjera, Atalanta mundi 0-1 Marseille në Francë, sakaq Benfica- Leverkusen përfundoi 0-1.Rezultatet:Ajax – Galatasaray 0 – 3 Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 1 Club Brugge – Barcelona 3 – 3 Inter – Kairat Almaty 2 – 1 Manchester City – Borussia Dortmund 4 – 1 Marseille – Atalanta 0– 1 Newcastle – Athletic Bilbao 2 – 0