Yamal nuk mjafton. Barcelona ngec ndaj Brugge. Inter dhe City bëjnë detyrën. Osimhen hesht Amsterdamin me hat-trickun e tij (video)

Yamal nuk mjafton. Barcelona ngec ndaj Brugge. Inter dhe City bëjnë detyrën. Osimhen hesht Amsterdamin me hat-trickun e tij (video)

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, ku befasia ka ardhur nga Brugge, aty ku vendasit e Club Brugge barazuan 3-3 ndaj Barcelonës. Belgët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi. Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez. Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16-të, me golin e Carlos Forbs, pas një kundërsulmi model. Në minutën e 60-të, Lamine Yamal tregon gjithë klasin e tij duke...