Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Bryzh ndal Barcelonën, Ajaks ka humbur nga “harta”, surprizat nisën herët
U luajtën në 18:45 dhe në orën 21:00 ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Në dy takimet e para u shënuan dy surpriza pasi Vijareal u mund në Qipro nga Pafos ndërsa kampionët e Botës për Klube, Çelsi, barazoi 2-2 në udhëtim me Karabak. Në orën 21:00 Bryzh për pak bën dramën e madhe ndaj Barcelonës duke i shënuar një gol në limite por që anulohet Final 3-3. Fiton me vështirësi Inter ndaj modestëve të Kairat Almai 2-1 ndërsa Osimhen shënon tre golat e Galaltasarajit në Holandë ndaj Ajaks (0-3). Spektakolar Siti me Fill Foden (dy gola) Haland dhe Sherki për 4-1 përballë Dortmundit. Suksesi i Atalantës në transfertën e marsejës një tjetër rezultat i dobishëm për skuadrën e Gjimshitit....