Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunelin e Skërficës
Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet. Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij. Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve. Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht. Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz. Top Channel