Dhimbjet e kokës, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbjet e kokës, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor. Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes. Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë. Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla. Shkaktarët e dhimbjes së kokës Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen. Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen. Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët,...