Dumani për akuzat e Berishës/ Asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë

Dumani për akuzat e Berishës/ Asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj tij dhe prokurorëve të tjerë të SPAK. I ftuar në një studio televizive, Dumani është shprehur se asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë. “Ajo që them është kjo që e para prokurorët janë të pavarur, janë zotët e çështjes, vendosin fatin e hetimeve. Si drejtues kam ofruar për rastin e çështjes solidarizimin tim dhe ndihmën time duke u përfshirë në hetime. Asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë. Prençi ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjera. Kam kontakt të shpeshtë me prokurorin Prençi. Deri në këtë moment nuk më ka shprehur asnjë shqetësim për kërcënime. Nuk më ka shprehur asnjë shqetësim apo kërcënim në...