Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tirana ndër kryeqytetet më të shtrenjta të rajonit për të jetuar me qira
Të jetosh me qira në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Çmimet janë rritur ndjeshëm, në disa zona deri në 100%, duke e kthyer tregun e banesave në një sfidë të përditshme për qytetarët. Turizmi, kërkesa e lartë dhe qiratë ditore po I kthejnë çmimet në shifra të papërballueshme për familjet shqiptare. Qëndra e Tiranës është kthyer në një zonë thuajsë të paprekshme, për familjet shqiptare. Kërkesat vijnë nga nga ciftet e reja si dhe nga studentët, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë një apartament dhe janë në kërkim të një banese për një kohë të gjatë dhe në një zonë të mirë, jo domosdoshmërisht elitare. Agjentja imobiliare, Valeria Dushku shprehet se zonat si Paskuqani dhe Fresku nuk janë prekur nga rritja...