3 gola të shpejtë në Club Brugge-Barcelona, belgët duken “të frikshëm” sonte (video)

3 gola të shpejtë në Club Brugge-Barcelona, belgët duken “të frikshëm” sonte (video)

5 Nëntor 2025 21:15 Telesport Club Brugge-Barcelona duket se do të jetë një ndeshje spektakolare sonte, ku janë 3 gola në 16 minuta. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi. Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez. Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16-të, me golin e Carlos Forbs, pas një kundërsulmi model. Në dy sfidat e tjera kryesore, Inter-Kairat Almaty dhe Manchester City-Dortmund, mungon ende goli....