“Përparim në hetimin e rasteve, por pak përfundojnë me dënime përfundimtare”/ Gjetjet e Progres-Raportit të BE për SPAK

“Përparim në hetimin e rasteve, por pak përfundojnë me dënime përfundimtare”/ Gjetjet e Progres-Raportit të BE për SPAK

Në Progres-Raportin 2025 për Shqipërinë, Bashkimi Evropian vlerëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ruajtur një profil të lartë veprimi, por mbetet përballë sfidave serioze në efikasitet, bashkëpunim institucional dhe menaxhim të hetimeve financiare. Sipas raportit, “SPAK ka përparuar në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, por pak raste përfundojnë me dënime përfundimtare”, duke theksuar se “efekti ndëshkues është i kufizuar dhe perceptimi publik për drejtësinë dobësohet”.Bashkimi Evropian i kërkon institucioneve shqiptare “rritjen e hetimeve, ndjekjeve penale dhe sigurimin e më shumë dënimeve përfundimtare”. Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional. Raporti nënvizon se “koordinimi me agjenci si GDAC, HIDAACI dhe Policia e Shtetit është i dobët,” duke theksuar se kjo pengon...