Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
U kërcënua me armë, Spurs i del në krah italianit Udogie
Udineze gjithashtu përkrah ish lojtarin e saj, tani fjalën e ka drejtësia. Lojtari i Totenham Hotspur dhe i ekipit kombëtar italian, Destiny Udogie, përjetoi momente frike kur u kërcënua me armë nga një agjent futbolli. Sipas BBC Sport, incidenti, i konfirmuar nga Spurs, të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë lojtarit të tyre, ndodhi në Londër më 6 shtator të këtij viti. Pretendohet se edhe një person tjetër u shantazhua dhe u kërcënua nga i njëjti individ gjatë incidentit. Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar. Policia Metropolitane e Londrës, e cila po heton ngajrjen, tha se një burrë 31-vjeçar u arrestua më 8 shtator me akuzën e posedimit të një arme zjarri me qëllim shantazhin dhe drejtimit të mjetit pa leje....