Nata Champions/ Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag

Nata Champions/ Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag

Blutë e Londrës kanë zhgënjyer këtë mbrëmjen në Champions League, duke marrë një barazim 2-2 përballë azerëve të Qarabag. Ishin londinezët e Chelsea ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Estevaon, por vendasit përmbysën llogaritë me Leandro dhe Jankovic. Në pjesën e dytë, futbollistët e Chelsea barazuan me Garnachon. Përpjekjet e Chelseat për të marrë fitore rezultuan të pasuksesshme, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në sfidën tjetër, Villareal u imponua 1-0 ndaj qipriotëve të Pafos.