Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, zbardhen diskutimet
Mbledhja e Kryeministrit Edi Rama së bashku me deputetët e qarkut Tiranë në seli ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Burime nga Partia Socialiste, bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar që ligjvënësit të jenë të përgatitur për zgjedhje në bashkinë në Tiranë në çdo kohë.Lexo edhe :Related Posts Gjithashtu u është kërkuar deputetëve që të mos humbasin ritmin sa i përket njohjes së problematikave të kryeqytetit. Mësohet se pjesë e këtij takimi ishte dhe kandidatja Manastirliu, drejtuesja e fushatës së Tiranës Belinda Balluku, deputetët si dhe kandidatët të cilët u angazhuan nga Rama në disa njësi të Tiranës. /vizionplus.tv