Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Inside Story/ “Ata janë mafiozë, më vrasin nëse denoncoj”, rrëfimi i fortë: Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme spitalore
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pranë koshave në qendrat spitalore. Në bisedat që ne patëm me njerëzit që kërkojnë aty për mbetje të riciklueshme, kuptuam atë që ndodh rëndom. Ata përballen me mbetje spitalore apo farmaceutike nga më të rrezikshmet. Intervista: Qytetari: Kam parë mbetje spitalore shumë here. Vigonë, shiringa po jam shpuar. Gazetarja: Nuk ke frikë. Qytetari: Më përpara, por tani jo. Gazetarja: Pse. Qytetari: Ka kush më kuron. Gazetarja: Sot ke parë? Qytetari: Jo, e pashë por sa e pashë ika. Gazetarja: Pse? “Ka risk jo vetëm fizik pra prerje shpime e me radhë, kanë dhe risk kimik se ka edhe materiale kimike brenda medikamente ka risk biologjik pasi ka patologji infektive ka...