‘Varfëria këmbanë alarmi’/ Premçi: Familjet shqiptare po mbyten në kredi për bukën e gojës

‘Varfëria këmbanë alarmi’/ Premçi: Familjet shqiptare po mbyten në kredi për bukën e gojës

Kostoja e lartë e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi familjet shqiptare, të cilat po detyrohen të marrin kredi jo më për të blerë sende luksi, por për të përballuar shpenzimet e përditshme. Ky është alarmi që ngrihet nga eksperti i ekonomisë Edvin Premçe, i cili thekson nevojën për ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë për të lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët. Sipas analizës, në 'KUSH PAGUAN' në SYRI TV me moderatoret Klaudia Karabolli dhe Flavia Shahini, Premçe shprehet se efekti social i politikave qeverisëse duhet të jetë më i ndjeshëm, veçanërisht për shtresat më të rrezikuara. Familjet me dy rroga, çiftet e reja dhe familjet me fëmijë të vegjël po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shpenzimeve të larta, që nga ato...