Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Mbrëmja nis me surpriza në Champions, Karabagu ndal Çelsin
Mbrëmja e sotme ka nisur me surpriza në Ligën e Kampionëve. Pas fitores së Pafosit kundër Vijarealit, edhe Karabaku ka befasuar Çelsin. Blutë e Londrës janë larguar vetëm me një barazim 2-2 nga Azerbajxhani. Anglezët gjetën rrugën e rrjetës që minutën e 16 të takimit falë golit të shënuar nga Estevao. Por kur dukej se ndeshja do të bëhej gjithnjë e më e lehtë për Çelsin, e kundërta ndodhi. Andradja barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa 10 minuta më vonë Jankoviçi përmbysi rezultatin në favor të Karabakut. Ishte Garnaçua ai që me golin e tij në minutën e 53-të i dha në fund skuadrës londineze në këtë transfertë./Sport Ekspres/