Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit. Ku i çojnë?
Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve, kthehen burim sëmundjesh për popullatën. Shpesh, në koshat urbanë shohim mbetje spitalore si: garza me gjak, shiringa, substanca toksike, por edhe medikamente, antibiotikë, shurupë e vitamina. Fëmijë dhe të rritur, të cilët kërkojnë në koshat e mbetjeve për kanaçe alumini, shishe plastike apo qelqi i hasin këto mbetje. Në këto pamje, shihni teksa gjenden sasi të mëdha mbetjesh farmaceutike të hedhura në koshat urbanë. Njerëzit bien në kontakt pa e ditur rrezikun që u kanoset në shëndetin e tyre. “Shumë nga mbetjet spitalore apo farmaceutike shkëputen nga ky trajtim pra ose hidhen sëbashku me mbetjet urbane apo hidhen në mjedise të tjera të cilat nuk përfundojnë në trajtimin e...