Pr.ligji “Për barazinë gjinore”/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i palëkundur në qëndrim: Me rëndësi ruajtja e vlerave themelore të familjes

Pr.ligji “Për barazinë gjinore”/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i palëkundur në qëndrim: Me rëndësi ruajtja e vlerave themelore të familjes

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”.  KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.  “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.  Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e...