Pafos shkruan historinë në Champions League, Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag (video)

Pafos shkruan historinë në Champions League, Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag (video)

Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për në Champions League. Debutuesja e këtij sezoni, Pafos, ka marrë fitoren e parë në historinë e grupeve në Champions League, pasi mundi 1-0 Villarreal-in në sfidën e luajtur në Limassol. Vendimtar goli i Luckassen, i cili shënoi me kokë në fillimt ë pjesës së dytë, pas një krosimit të ardhur nga goditja e këndit. Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka bërë një hap fals duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në Baku ndaj Qarabag. Londinezët gjetën të parët golin në minutën e 16-të, pas një kombinimi të bukur mes dy brazilianëve, Andrey Santos dhe Estevao, ky i fundit pas një veprimi të bukur brenda në zonë, dërgon topin në rrjetë. Barazimi i vendasve erdhi në...