Plagosje me armë zjarri në Tiranë (Detaje)

Plagosje me armë zjarri në Tiranë (Detaje)

Një 30-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.