Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi

Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi

SPAK ka marrë të pandehur katër zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndër të cilët edhe Mirzeta Kashnica, specialiste e nivelit të lartë në këtë ministri. Sot është publikuar dosja e Prokurorisë së Posaçme që lidhet me rastin e Kashnicës, ku përfshihen komunikime mes zyrtarëve të ministrisë dhe ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, si edhe mes tyre dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për ecurinë e procesit të tenderimit. Pjesë nga dosja u bënë publike fillimisht nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp, dhe më pas u përmendën edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Në 45 faqet e dosjes për Mirzeta Kashnicën, prokuroria...