Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
45′ e para: Chelsea befasohet nga Qarabag, mungon goli në sfidën tjetër (video)
Kanë përfunduar 45-minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Baku, pjesa e parë mes Qarabag dhe Chelsea është mbyllur 2-1 për vendasit, të cilët mund të konsiderohen si surpzia më e madhe e këtij sezoni deri tani. Londinezët gjetën të parët golin në minutën e 16-të, pas një kombinimi të bukur mes dy brazilianëve, Andrey Santos dhe Estevao, ky i fundit pas një veprimi të bukur brenda në zonë, dërgon topin në rrjetë. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur, Camilo Duran godet shtyllën, e cila i mohoi një supergol, por Leandro Andrade gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të gjetur rrjetën. Në minutën e 39-të,...