Shqipëri-Itali/ Marrëveshja e re e mbrojtjes

Shqipëri-Itali/ Marrëveshja e re e mbrojtjes

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në fushën ushtarake. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli i Ministrave ka vendosur zgjatjen e misionit të Forcave të Armatosura shqiptare në Sinai të Egjiptit, deri më 30 dhjetor 2029, si pjesë e forcës shumëkombëshe të vëzhguesve (MFO). Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Më 25 qershor 2023 filloi kontributi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionin e MFO-së në Sinai, duke përfshirë 3 personel ushtarakë nga Policia Ushtarake në një rotacion 1-vjeçar. Shqipëri-Itali Qeveria shqiptare dhe italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor...