Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Dëmi që i shkaktojnë shëndetit ushqimet e skuqura
Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme. Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës. Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë. Sipas të dhënave studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç. Gjatë këtyre dekadave, 31,588...