Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Partizani dhe Tirana në vendet e fundit të Superiores, dëshmi për rënien apo ngritjen e futbollit shqiptar?
E mbani mend kohën e Thierry Henry, fanellat e O2 të Arsenal, kohën e Van Persie, të Batistutës apo të Seddorf? Askush prej këtyre skuadrave ku kanë luajtur këta futbollistë, nuk do të fitonin dhe do të arrinin objektivat e tyre vetëm për shkak se këta dhe shumë yje të tjerë kanë luajtur me to në të shkuarën. Ne shpesh bëhemi nostagjik për të kaluarën, ashtu siç mund të ndodh edhe në Europë, edhe pse ata më pak pasi kanë të tjerë yje, por futbolli i sotëm është një biznes që kërkohet të bëhet mirë për të mbijetuar në treg. Arsenali nuk mund të ishte ende në nivelet më të larta të futbolli vetëm sepse dikur ka luajtur Thierry Henry me ta apo sepse ajo...