“San Siro” do të shndërrohet në “ferr” për kundërshtarët/ Detajet e stadiumit të ri të Milanit e Interit, tribunat si “muri i verdhë” i Dortmundit

“San Siro” do të shndërrohet në “ferr” për kundërshtarët/ Detajet e stadiumit të ri të Milanit e Interit, tribunat si “muri i verdhë” i Dortmundit

Pas firmosjes së aktit zyrtar të pronësisë, San Siro kalon zyrtarisht në duart e Interit dhe Milanit, duke hapur rrugën për ndërtimin e impiantit të ri, një projekt madhështor i firmave prestigjioze Foster dhe Manica.  Sipas “La Gazzetta dello Sport”, stadiumi do të jetë një strukturë moderne, vertikale dhe me izolim të avancuar akustik, duke respektuar mjedisin urban përreth. Projekti parashikon një lartësi prej 52 metrash dhe kapacitet prej 71.500 spektatorësh, me një mbulesë të qëndrueshme që do të izolojë zhurmën dhe do të mbrojë tribunat, pa mbuluar fushën e lojës.  Elementi që pritet të bëjë diferencën është pjerrësia e tribunave prej 37 gradësh, e njëjtë me “Murin e Verdhe” në Dortmund dhe me adrenalinën aktuale në San Siro-s. Kjo pritet të krijojë një atmosferë më të fuqishme, më afër fushës dhe me...