Flick do të largohet nga Barcelona? Laporta reagon për lajmin e bujshëm që ka tronditur katalanasit

Flick do të largohet nga Barcelona? Laporta reagon për lajmin e bujshëm që ka tronditur katalanasit

5 Nëntor 2025 18:30 Telesport “ABC” ka raportuar mëngjesin e sotëm një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Hansi Flick do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për shkak se është i lodhur nga situatat me disa lojtarë. Dhe këtu është fjala kryesisht për Lamine Yamal, të cilit po i lejohen “të gjitha llojet e çuditshmërisë” nga ana e drejtuesve të klubit dhe kjo gjë ka mërzitur shumë Flick. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë lajmin e bujshëm, duke qetësuar tifozët katalanas për të ardhmen e Hansi Flick. “E di që Flick është i lumtur te Barça dhe është i emocionuar që do të jetë trajneri i një klubi që do të përurojë një stadium me 105,000 vende”,...