Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
As Konate dhe as Guehi, Real Madrid arrin marrëveshjen verbale me një tjetër super mbrojtës
5 Nëntor 2025 18:46 Telesport “Footmercato.net” raporton se Real Madrid ka arritur marrëveshjen verbale me qendërmbrojtësin e Bayern Munich, Dayot Upamecano. Francezi nuk ka rënë dakord me klubin bavarez për rinovimin me ta dhe duket se nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Real Madridit. Edhe pse është përfolur për një interes të madh të klubit madrilen ndaj Ibrahima Konate dhe Marc Guehi, dy qendërmbrojtësit që luajnë në Premier League nuk janë më një përparësi për “Los Blancos”. Klubi madrilen duket se ka zgjedhur përfundimisht Dayot Upamecano-n. Francezi, i konsideruar aktualisht si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë, do të transferohet falas në Madrid, një strategji që klubi madrilen po e ndjek shumë në sezonet e fundit, pra...