Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga institucionet e vendit. Po ashtu, janë emëruar në detyrë dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sot u emëruan: Viola Haxhiademi, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Këta dy anëtarë të rinj u emëruan pas lirimit nga detyra të dy anëtarëve: Ermal Nufi dhe Alban Mësonjësi. “Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit...