Kërcënuan me armë zjarri fqinjin e tyre, arrestohet në Shkodër 37- vjeçari, në kërkim një 22- vjeçar…

Kërcënuan me armë zjarri fqinjin e tyre, arrestohet në Shkodër 37- vjeçari, në kërkim një 22- vjeçar…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë. 22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar...