Dinamo apo Vllaznia? Egnatia kërkon të mbrojë titullin kampion, por mund t’ia marrë…”krijesa e klonuar”

Dinamo apo Vllaznia? Egnatia kërkon të mbrojë titullin kampion, por mund t’ia marrë…”krijesa e klonuar”

Egnatia ka arritur të dominojë në kohët e fundit skenën e futbollit shqiptar, me shumë meritë. Pengu i madh dhe ëndrra e paplotësuar e presidentit Demrozi ka qenë Europa. Egnatia mbetet një krenari e madhe për qytetin e vet, por jo për shqiptarët. Europa është vendi i vetëm ku shqiptarët bashkohen përpara se të ndahen në kampionat dhe rezultatet nuk kanë qenë aspak në nivelin e pritshmërive. Por Europa ka kaluar dhe ky sezon sheh një rivalitet si kurrë më parë për titullin kampion. Elbasani, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia janë një marsh përpara të gjithë të tjerëve dhe duket se do të jetë kjo katërshja e Final Four, pa harruar Teutën që do të jetë aty për t’i kërcënuar në çdo moment dhe të përfitojë...