Qeveria miraton vendimin/ Rregullat e reja për peshkimin, ja skema e re e certifikimit

Qeveria miraton vendimin/ Rregullat e reja për peshkimin, ja skema e re e certifikimit

Qeveria me anë të një vendimi të miratuar në mbledhjen e sotme ka përcaktuar rregullat e inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar, si dhe krijimin e skemës  së certifikimit të zënieve në peshkim.   Ky vendim u bazua në nenin 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 118, të  ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndaj Këshilli i Ministrave vendosi:  KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe fusha e zbatimit  1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një...