Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Shalës, 70-vjeçari goditet nga kamioni dhe humb jetën

Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Shalës, 70-vjeçari goditet nga kamioni dhe humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Shalës, ku si pasojë ka humbur jetën një 70-cjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E. H. i cili drejtonte një kamion, ka aksidentuar shtetasin Xh. B 70-vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Cërrik/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel