Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Kanosën me armë zjarri fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjerçari, shpallet në kërkim një tjetër
Është vënë në pranga Meigan Brajoviç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, pasi dyshohen se kanë kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tyre në Shkodër, pas një konflikti të çastit. Sipas policisë dyshohet se 37-vjeçari dhe një 22 vjeçar me inicialet A. G. , gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë me armë zjarri pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tafilica”. Pas marrjes së njoftimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta,...