Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kishte lidhje intime me të birin”/ Vrau bashkëshorten dhe plagosi djalin e saj, burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar në Selanik
Gjykata e Selanikut ka dënuar me burg përjetë 47-vjeçarin shqiptar i cili vrau gruan e tij dhe plagosi me thikë të birin e saj, me dyshime se ata kishin një lidhje intime (incest) mes tyre. I pandehuri u shpall unanimisht fajtor për vrasjen dhe tentativën e vrasjes, dhe gjykata nuk njohu asnjë faktor lehtësues. Krimi që tronditi shoqërinë e Selanikut ndodhi mëngjesin e 1 dhjetorit 2024. Në gjendje të qetë, 47-vjeçari shqiptar, i cili besonte se nënë e bir kishin një lidhje intime, shkoi në shtëpi në orën 8 të mëngjesit me dy thika, i vendosur se do t’i vriste. Siç u bë e ditur gjatë seancës dëgjimore, disa ditë më parë ai kishte vënë re një shenjë në buzët e gruas së tij, e...