Malltezi: Kriza mjedisore, pasojë e aferës së inceneratorëve! Rama po i vjedh qytetarët çdo ditë

Malltezi: Kriza mjedisore, pasojë e aferës së inceneratorëve! Rama po i vjedh qytetarët çdo ditë

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve në SYRI TV, foli rreth situatës aktuale mjedisore dhe menaxhimit të mbetjeve, duke e cilësuar atë si “pasojë të një vjedhjeje marramendëse” dhe “kronikë të një krize të paralajmëruar”. Malltezi akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar që në fillim projektet e inceneratorëve, duke i kthyer ato në burim ndotjeje dhe korrupsioni. Ai tha se tarifat për trajtimin e mbetjeve në Tiranë janë trefishuar, duke arritur në 29 euro për ton, ndërkohë që incenerimi nuk ekziston. Sipas tij, Sharra është kthyer në një “bombë ekologjike”, ndërsa kapacitetet e Elbasanit dhe Fierit janë tejkaluar. Malltezi shtoi se qeveria ka falimentuar ricikluesit duke u dhënë monopole klientëve të saj dhe duke e...