A u planifikua vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja? Telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

A u planifikua vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja? Telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

Elvis Shkambi dhe Astrit Kalaja TIRANË-Zhvillime të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e 6 tetorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë një seanca gjyqësore. Dy telefonat e sekuestruar, njëri i autorit, Elvis Shkambi dhe tjetri i xhaxhait të tij, Gjon Shkambi janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi. Kjo pasi ende nuk është qartësuar me saktësi roli që ka pasur Gjon Shkambi në këtë vrasje. Dyshimet e deritanishme të grupit të hetimit flasin se Gjon Shkambi ka qenë personi që shtyu nipin për të...