Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ “Do hidhem nga pallati!” Reagimi i banorit pasi përmbarimi u kërkoi 32 familjeve të dilnin nga shtëpitë. Çështja në gjyq, pezull pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja
‘Do të hidhem nga pallati’ – janë këto fjalët e njërës prej banoreve, të cilës ditën e sotme i është kërkuar të lërë banesën prej zyrës së përmbarimit. 32 familje po nxirren nga përmbarimi prej banesave të zonës së plazhit pranë “rrotës së kuqe”, këto të fundit të përfituara si banesa sociale në vitin 1991, për familjet e pastrehë. Sakaq, këto banesa janë blerë nga shtetasi Mikel Noçka në vitin 2012 nga Bashkia Durrës dhe Ministria e Financës së asaj kohe, ndërkohë që banorët jetonin ende aty. Edhe pse ende me status të pastrehë, banorëve pas dy takimesh me kryetaren e bashkisë nuk u është dhënë asnjë zgjidhje, madje, siç deklarojnë disa prej tyre, kjo e fundit i ka përcjellë duke u kërkuar të aplikojnë si të...