Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kanosi fqinjin me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një 22-vjeçar kanë kanosur me armë zjarri fqinjin e tyre, shtetasin E. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Gjatë ndërhyrjes së shpejtë të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të mbështetur nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u siguruan prova që çuan në arrestimin e 37-vjeçarit, ndërsa bashkautori i dyshuar, A. G., 22 vjeç, u shpall në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se sapo ka parë punonjësit e policisë ka marrë pistoletën e përdorur në kanosje dhe është larguar me vrap. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe për gjetjen e armës së zjarrit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së...