Skandali i Llogarasë/ “Kinezi 185 mln, Inter 17 miliardë, do presim turqit”, zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin

Skandali i Llogarasë/ “Kinezi 185 mln, Inter 17 miliardë, do presim turqit”, zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin

Në datën 19 gusht të vitit 2021, Belinda Balluku i përcjell në aplikacionin Whatsapp Evis Berberit një mesazh të marrë nga drejtuesit e shoqërisë Intekar Yapi. Në mesazh shkruhej se kompania kishte përfunduar në masën 95 për qind dokumentacionin për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe se do ishte gati përpara datës së tenderit. Një ditë më parë, në Shqipëri kishin mbërritur dy inxhinierë turq të kompanisë, të cilët u takuan me Evis Berberin. Data e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë ishte caktuar në 30 gusht. Por me sa duket nga përgjimet, turqit nuk po bëheshin gati. Sipas dosjes së SPAK, në datën 24 gusht, pra vetëm 3 ditë para tenderit, Belinda Balluku i dërgon një mesazh Evis Berberit. Belinda Balluku: Fole me...