Vjedhën 100 litra naftë në një banesë në Vorë – në pranga dy persona

Vjedhën 100 litra naftë në një banesë në Vorë – në pranga dy persona

Dy shtetas janë ndaluar pak orë pas një vjedhjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit 2025, në fshatin Sakos të Vorës. Nga banesa e dëmtuar janë marrë rreth 100 litra naftë dhe disa pajisje të tjera. Të ndaluarit janë identifikuar si J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec, dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen. Të dy dyshohet se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vjedhjes. Gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se 38-vjeçari ishte në kërkim, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Lezhës. Ai dyshohet se më 10 korrik 2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, D. S. (i arrestuar më herët), ka kryer një tjetër vjedhje në një magazinë...