Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje në Cërrik/ Goditet nga kamioni, humb jetën 70-vjeçari
Një aksident me një viktimë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. “Cërrik/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit” , njofton policia.