Rritja e pensioneve, Meta reagon nga qelia: Para këtij premtimi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë

Rritja e pensioneve, Meta reagon nga qelia: Para këtij premtimi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se nga 1 janari 2026 pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri para këtij premtimi duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit. Më tej Meta nënvizon se këto janë paratë që Qeveria ua ka mbajtur pensionistëve çdo vit për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore. Reagimi i plotë: “Tunelet” dhe aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer prej kohësh po e detyrojnë Kryeministrin të “kthejë sytë” nga...