PD cakton emrat për dy komisionet, Oerd Bylykbashi tek “Zgjedhorja”, Luçiano Boçi tek “Territorialja”

PD cakton emrat për dy komisionet, Oerd Bylykbashi tek “Zgjedhorja”, Luçiano Boçi tek “Territorialja”

Partia Demokratike ka vendosur dy nënkryetarët, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi për të udhëhequr reformën zgjedhore dhe reformën territoriale si përfaqësues të opozites. PD ka dorëzuar në Parlament emrat e anëtarëve të dy komisioneve të posaçme. Oerd Bylykbashi do të jetë bashkëkryetar për reformën zgjedhore, ndërkohë që anëtarë do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi e Gjin Gjoni. Luçiano Boçi do të jetë bashkëkryetar tek reforma territoriale dhe anëtarë janë caktuar Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj e Eno Bozdo. Partia Socialiste i ka dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar emrat e anëtarëve të komisioneve e pritet që përberja e tyre të miratohet të enjten në seancë plenare./vizionplus.tv