Berisha sulmon komisioneren e BE, kreu i PD: Në asnjë rresht progres raporti nuk përmend fjalën “e jashtëzakonshme”

Berisha sulmon komisioneren e BE, kreu i PD: Në asnjë rresht progres raporti nuk përmend fjalën “e jashtëzakonshme”

Kryetari i PD, Sali Berisha, shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar për të komentuar raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Ndërsa vlerësoi skanimin që Brukseli i ka bërë situatës në Shqipëri gjatë një viti, Berisha kritikoi ambasadorin e BE në Shqipëri, Gonzato, dhe Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, e cila një ditë më parë deklaroi se progresi i Shqipërisë është i paprecedent. “Unë u garantoj ju se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala ‘shkëlqim’, fjala ‘e jashtëzakonshme’, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Të gjitha janë shpikje pasiononte të individëve të caktuar, që kërkojnë t’u dezinformojnë ju dhe t’u fshehin të vërtetat që përmban raporti. Nuk thotë askund progres i shkëlqyer. Në asnjë rresht. Prandaj mos...