Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…
Në dosjen voluminoze të SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, dalin në dritë jo vetëm komunikimet e saj me vartësit në qeveri, por edhe me deputetë të afërt me Lulzim Bashën. Në një prej bisedave të përgjuara, Balluku përmend deputetin e Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, duke i kërkuar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që ta presë “me dashuri dhe respekt” pasi “është djalë qytetar”. Nga përmbajtja e mesazheve të përfshira në dosjen e SPAK, duket se deputeti demokrat i është drejtuar Ballukut për të sqaruar “dy çështje tokash në Vlorë”, ndërsa komunikimi është zhvilluar përmes aplikacionit “Signal”, në janar dhe shkurt të vitit 2022. Në vijim të...