Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandal/ Rama cënon gazetaren, nuk e lejon të pyesë për çështjen e Ballukut në konferencën me ambasadorin e BE
Një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë, ku theksohet se Edi Rama ka kapur mediat dhe po cenon hapur lirinë e tyre, kjo gjë u konfirmua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrin me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Gjatë kësaj konference, Edi Rama nuk e lejoi gazetaren, Ambrozia Meta, që të bëjë pyetje. Ajo po drejtonte një pyetje në anglisht, por Rama e ndërpreu brutalisht konferencën për shtyp. “A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja e Metës. Ndërkohë, Rama tha se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së Ramës është çështje thelbësore e raportit dhe vetë procesit të integrimit. Sipas...