Kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë

Kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi në bashkëpunim me një tjetër kërcënoi me armë gjahu një 23-vjeçar. Gjithashtu ata i dëmtuan të riut edhe makinën. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 31 tetor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së...