Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Debate në Konferencën e Kryetarëve, paketa fiskale “molla e sherrit”/ Tabaku: Nuk ka buxhet pa paketë fiskale!
Këtë të mërkurë, më 5 nëntor, po zhvillohet një mbledhje në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku fokusi është projektbuxheti për vitin 2026, që po prezantohet nga ministri i Financave Petrit Malaj. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në këtë mbledhje u ankua se përse nuk e kishin në dorë pjesën për paketën fiskale. Por ministri i Financave Petrit Malaj i shpjegoi se paketa fiskale ishte ende për diskutim me grupet e interest dhe do të ishte në Kuvend brenda javës së ardhshme sipas procedurës. “Paketa fiskale aktualisht është në diskutim me grupet e interesit…“, tha Malaj duke shtuar, “Po e diskutojmë në lidhje me direktivat e BE-së dhe në këto kushte jemi të detyruar që këtë paketë fiskale, para se ta sjellim në Parlament...