Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Dua të vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’”/ Ironia e Ballukut me Berberin, zbardhen bisedat: Do vijë Plaku i ASL,…
Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Në bisedat mes tyre, më 26 dhjetor 2024, Ervis Berberi i kërkon Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim. “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Ervis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e...